English

Shkëmbinj masivë shkëputen në bregdetin e Francës (FOTO)

Mijëra ton nga shkëmbinjtë e bardhë në Dover-Francë janë shkëputur duke rënë mbi det. Për fat të mirë nuk ka patur njeri atje thotë një roje bregdetare.

Rënia mund të jetë shkaktuar nga shiu gjatë muajve të dimrit ku do të jenë krijuar kanale përmes shkëmbinjve të cilat ngrinin dhe tani me ngrohjen përsëri të kohës mundën që të shpërbënin këtë masë të madhe shkëmbore që për fat të mirë nuk ka plagosur njeri pasi zona është mjaft e frekuentuar nga turistët dhe vendasit.

Në këtë zonë ka dhe shenja të cilat tregojnë për rrezikshmërinë e këtyre shkëmbinjve që arrijnë të shkëputen pa u ndier fare.

KOMENTE