English

EULEX kthehet mbrapsht nga serbët e veriut

Korrespondenti i Koha.net nga Mitrovica merr vesh se grupe serbësh, të organizuar për të mos lejuar qarkullimin e ndërkombëtarëve në veri, të enjten mbrëma në fshatin Dolane afër Zveçanit, kanë ndaluar dy automjete të EULEX-it që ishin nën përcjellje të KFOR-it dhe nuk i kanë lejuar të shkonin në drejtim të pikës kufitare, që ndanë Kosovën me Serbinë. Sipas burimeve pas bisedave mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe serbëve lokalë, të cilat kanë zgjatur rreth një orë, automjetet janë detyruar të kthehen mbrapsht, në drejtim të Mitrovicës. Po ashtu merret vesh se gjatë bisedimeve ka pasur tensione.
Në takimin e mbajtur në Zveçan mes përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare dhe serbëve lokalë, të enjten në orët e mbërmjes nuk është arritur marrëveshje rreth lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it në veri.

KOMENTE