Raste të kancerit në gojë janë rritur mbi 6.000 raste në vit. Për herë të parë, shifrat e shpallur sot bëhen alarmante.
Qendra e studimeve mbi kancerin në Britaninë e Madhe ka dhënë shifra për rritjen e normave të rritjes, të infeksionit që shkaktohet nga Human Papilloma Virus (HPV), sidomos nëpërmjet rrezikut të lartë të shtameve të virusit, seksualisht të transmetueshme.
Dy të tretat e 6.200 rasteve të diagnostikuar në Britani të Madhe në vitin 2011 ishin burra.
Ekspertët thonë se meshkujt kanë më shumë gjasa pasi pijnë dhe duhan.
Por rritja mund të jetë për shkak të normave të rritjes të infeksionit HPV.
8 në 10 britanikë do të përballen me HPV qoftë dhe njëherë në jetën e tyre, por virusi është zakonisht i parrezikshëm.
Vetëm disa shtame shkaktojnë probleme, por në veçanti, HPV-16, është i njohur për të shkaktuar ndryshime qelizore të cilat mund të çojnë në kancer.
Kanë qenë veçanërisht të mprehta rritjet e kancerit në gjuhë (pothuajse 90 për qind të rritjes) dhe në bajame (rritje prej 70 për qind), dy zonat e gojës ku kanceri është zakonisht i lidhura me HPV-të.
Richard Shaw, një ekspert i kërkimit mbi kancerin në Mbretërinë e Bashkuar, tha: "Ne kemi parë një rritje të shpejtë të numrit me HPV-16 pozitive në gojë."
Ku qëndron faji dhe kush mund të fajësohet?
"Ne kemi vërejtur gjithashtu se pacientët me HPV, me kancer në gojë priren të jenë më të rinj, dhe mund të trajtohen më mira sesa ata që kanë HPV dhe që janë duhanpirës.
Sara Hiom, drejtoreshë e informacionit në Cancer Research në Britani të Madhe, tha: "Është shqetësuese për të parë këtë rritje të madhe në normat e kancerit me gojë.
"Por, si shumë lloje kanceresh të tjerë, nëse kanceri oral është kapur në fillim, ka një shans më të mirë të trajtimit të suksesshëm.
"Pra, kjo është vërtet e rëndësishme për njerëzit që të dinë shenjat dhe simptomat e kancerit me gojë - kryesisht ulcerat në gojë, ose thjesht çdo gungë apo trashje në gojë, buzë ose fyt me arna të kuqe ose të bardha duhet të vizitoheni te mjeku menjëherë.
"Kjo nuk është vetëm detyra e mjekut për ti zbuluar por dhe vetë ju duhet të kontrolloni veten tuaj.
Gjithashtu dhe dentistët duhet të luajnë rrol të madhdhe të rëndësishëm në diktim të kancerit oral, dhe të inkurajojnë pacientët e tyre për t'u kujdesur për gojën e tyre. Pra, sigurohuni që ju të merrni rregullisht kontrollet e duhura.