Alexander Esguerra pas një nate pasioni seksual u zgjua me idenë se si ta kthejë dashurinë në art!
"Dashuria është një forcë e fuqishme krijuese", thotë 30 vjeçari.
Në këtë mënyrë ai fton çifte të dashuruar për të ktherë dashurinë e tyre në art, ai i vendos në një dhomë romantike me qirinj të ndezur dhe në sfondin pas tyre një kanavacë ku ata të pikturojnë ashtu si e ndiejnë dhe të lyejnë veten e tyre duke u bërë pjesë e pikturës. Pra luani me bojë duke shprehur dashurinë.
Ai shprehet: doja që artistikisht të shprehja momentet tona që kalojmë gjatë një akti seksual por pa shfaqur pjesën e poshtme.
Gati pesëdhjetë çifte kanë qenë të frymëzuar për të nënshkruar për projektin.
Boja që përdoret është jotoksike. Ai u tregon që të marrin bojën ta vendosin në copën që përdoret për pikturë dhe të lyejnë veten.
Seksi në thelb është një barazues i madh, shprehet artisti.
Projekti është bërë shumë popullor sa tani ai ka filluar dhe biznes ta bëjë pasi një vepër e tillë kushton 2500 dollarë.