“Corriere della Sera” shkruan se dy shqiptarë u vranë me kallashnikov në qytetin italian të Vixhevanos, pranë Pavias.
Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur por ata ishin të moshës 36 dhe 25 vjeç ndrësa një i tretë 30 vjeçar mbeti i plagosur.
Vrasja është një vepër e stilit mafioz, e urdhëruar nga qarqet e mafias shqiptare. Besohet se të rinjtë u ekzekutuan si shkak i konkurrencës për xhiron e prostitucionit thuhet në burimet e policisë.