Një autobus dykatësh shpërtheu në flakë mëngjesin e të shtunës 17 shkurt, në një rrugë të banimit në Londër, por çuditërisht, askush nuk u plagos në sajë të marrjes së vendimit tepër të shpejtë dhe të saktë të shoferit.
Pasagjerët që udhëtonin në linjën Pepys në Brockley, sapo u tha shoferi i urdhëroi të dilnin jashtë pasi pa një shkëndijë elektrike, ato dolën.
Gjithkush në autobus i shpëtoi incidentit të tmerrshëm pa u palënduar, pavarësisht nga zjarri i shkaktuar ku u përfshinë dhe dy makina të parkuaraedhe dy makina të parkuara aty pranë.
Shërbimet e urgjencës erdhën menjëherë por njra nga gomat e autobusit shpërtheu dhe kaloi në anën tjetër të rrugës duke i vënë flakën dhe makinës tjetër të parkuar.
Një zëdhënës i policisë shtoi: "Të gjithë pasagjerët janë evakuuar dhe nuk pati raportime për ndonjë plagosje".
Ai tha se shkaku i zjarrit ishte ende e panjohur dhe do të hetohet.