English

Investitorët kinezë pjesë e projekteve strategjike në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në takim anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi dhe delegacionin që e shoqëronte në përbërje të të cilit ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, përgjegjës për transportin, ekonominë dhe tregtinë dhe sekretari i Përgjithshem i Bashkisë së Pekinit.

Zoti Basha e ka njohur delegacionin kinez me prioritet e tij për ta bërë Tinanë një qytet të zhvilluar për të rritur punësimin dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Në këtë kuadër, zoti Basha i njohur me lehtësirat që ka krijuar për biznesin që nga reduktimi i taksave e tarifave e deri tek krijimi i sportelit të vetëm për lejet dhe licensat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh i gatshëm që edhe në bashkëpunim me qeverisjen qendrore t’ju krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për biznesin kinez që dëshiron të investoje në Tiranë.

Mundësitë për të investuar në Tiranë janë të shumta, theksoi zoti Basha, i cili bëri një prezantim dhe të projekteve strategjike, Zoti Basha theksoi se ekspertët më të mirë të urbanistikës shqiptare janë drejt përfundimit të planit urbanistik. Kryetari i Bashkisë i njohu dhe me konkursin për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës ku morën pjesë 7 studio të njohura në mbarë botën në fushën e arkitekturës. Zoti Basha i ka njohur edhe me projetin e tramit dhe të terminalit të ri multimodal. Kontributi i Kinës në realizimin e këtyre projekteve është i mirëpritur, tha zoti Basha, sikundër nxiti edhe kompanitë kineze të bëhen pjesë e realizimit të këtyre projekteve, një pjesë e të cilave do të bëhen në partneritet publik privat. Qytetet kineze kanë një eksperiencë të madhe të nderuar me çmime botërore në fushën e gjelbërimit dhe zhvillimit urban. Zoti Basha u shpreh i gatshëm për mirëpritur këtë eksperiencë edhe në Shqipëri. Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana është qendra më e madhe universitare në Shqipëri e cila shpejti do të ketë 100 mijë studentë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur projektin e tij për të ndërtuar një park teknologjik ku ndihma e Bashkisë së Pekinit do të jetë shumë e mirëpritur.

Anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi i ka konsideruar shumë të rëndësishme shkëmbimin e vizitave reciproke mes drejtuese të dy bashkive të cilat janë qendrat më të mëdha politike, ekonomike dhe kulturore të dy vendeve. Zoti Çi tha se mes Tiranës dhe Pekinit ka mundësi të mëdha për të bashkëpunuar në fushën ekonomike dhe tregtare. Ai u angazhua për të inkurajuar kompanitë kineze që të shfrytëzojnë potencialet që ofron Shqipëria dhe veçanërisht Tirana. Ai nënvizoi se do të shqyrtohen të gjitha projektet e zhvillimit të parashtuara nga zoti Basha duke konsideruar mundësitë e finacimit të tyre. Një mundësi e mirë për të promovuar potencialet që ofron Shqipëria do të jetë edhe vizita që do të zhvillojnë në Shqipëri në muajin maj një grup prej 100 kompanish kineze.

Zoti Liu Çi tha se “mirëpresim edhe kompanitë shqiptare të investojnë në Pekin”.

“Ne e dime se ju zoti Basha që në nisje të punës tuaj në Bashkinë e Tiranës i keni kushtuar një rëndësi të veçantë përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Prandaj ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë ju në administrimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi Pekini ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë dhe bashkëpunimi do të jetë mjaft i rëndësishëm”, tha zoti Çi.

Zoti Liu Çi ka ftuar zotin Basha të marrë pjesë edhe në forumin boteror “Kultura motorr i zhvillimit të qendrueshëm të qyteteve” në të cilin do të marrin pjesë drejtues të qyteteve kryesore të botës, investitorë të mëdhenj dhe organizata ndërkombëtare. Kjo është një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe kompanitë shqiptare që duan të investojnë në Kinë.

Në takim u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit mes dy bashkive të binjakëzuara në vitin 2008. Zoti Liu Çi i ka dhuruar sot 77 kompjutera Bashkisë së Tiranës.

KOMENTE