English

Shërbimi konsullor për emigrantët në Milano (VIDEO udhëzuese)

671

Nga data 12 mars Konsullata e përgjithshme e Milanos ka vendosur që çdo shërbim konsullor të prenotohet paraprakisht.
Një lehtësim i madh për emigrantët e shumtë shqiptarë me banim në rajonin e Lombardisë, të cilët do të evitojnë kështu radhët e gjata në dyert e konsullatës. Por ky lehtesim paguhet dhe shtrenjtë. Numri per prenotimin e shërbimeve, perfshire edhe ate te aplikimit dhe të terheqjes se pasaportes biometrike eshte nje numer me pagesë, rreth një euro e gjysme minuti për një maksimum prej 15 eurosh për telefonate. Pra në rastin e pasaportave, çmimit prej 108 eurosh, i shtohet dhe një kosto tjetër ne faturën e telefonit.

KOMENTE