Të gjitha femrat pse jo ka dhe meshkuj, që çdo ditë e më tepër heqja e qimeve në zonat intime është bërë një problem në rritje lidhur nëse duhen hequr totalisht apo shkurtuar apo dhe mënyrat e heqjes pa shkaktuar probleme shëndeti pasi janë zona shumë të ndjeshme.
Subjektet private, pastërtinë e kanë prioritet gjithmonë e më shumë sot dhe një nga pyetjet më të zakonshme duke u kërkuar nga shumë njerëz ka të bëjë me ti shkurtojë apo jo qimet në zonat intime. Argumentet në çdo anë janë shumë, por qindra e mijëra gra kanë vendosur nsi favorit t'i rruajnë. Pyetjen se si ju mund të hiqni qimet rreth vaginës ende qëndron, pasi metoda të ndryshme madje dhe të dhimbshme janë dhe përdoren edhe sot.
Duhet zgjedhur metoda më e mirë dhe të njihni mirë lëkurën tuaj.
Metoda e gabuar mund t'ju çojë në probleme fatale.
Mund të përdorni shkumë rroje, por kujdes se mos ju krijojë alergji dhe kruajtje.
Mund të përdorni makinë rroje por përsëri kujdes se dhe mund të priteni apo dhe gërshërët para përdorimit duhet t'i dezinfektoni.
Shumë mjekë infeksionist urinarë apo dhe gjinekologë sugjerojnë që asnjëherë të mos i rruani fare pasi dhe qimet kanë një funksion mbrojtës duke mos lejuar hyrjen e baktereve të ndryshme direkt në vaginë, mjafton të jenë të shkurtra dhe të ketë një higjenë të pastër.
Gjithashtu mos pasja e qimeve fare krijon probleme kruarje kur ato fillojnë dhe sapo dalin, gje që mund të shkaktojë probleme të lëkurës.
Rëndësi ka dhe se sa herë ju i hiqni qimet.