English

Çdo kohë e humbur, e pajustifikueshme nga opozita shprehet, Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit u takua sot me drejtorin e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Hollandës, z.Jacques Louis Werner dhe zyrtarët që e shoqëronin atë. Kryetarja e Kuvendit bëri një panoramë të zhvillimeve në vend, duke e vlerësuar atë optimiste.

“Reformat e zhvillimit ekonomik dhe Integrimi evropian janë dy shtyllat e axhendës së Parlamentit - rikonfirmoi Kryetarja Jozefina Topalli, e cila theksoi se plotësimi I 12 rekomandimeve të BE është program pune i përdisthëm për të gjitha institucionet shqiptare. Duke u fokusuar në çështjen e Statusit për vendin kandidat zonja Jozefina Topalli vlerësoi se, shqiptarët kanë një vokacion shekullor evropian nisur nga identiteti historik dhe kulturor i tyre, në rrajon. Kryetarja Jozefina Topalli solli në vëmendje të delegacionit të BE, faktin se, 96 % e shqiptarëve e dëshirojnë anëtarësimin në BE dhe se roli i tyre në Ballkan e më gjerë, ka qenë gjthmonë në kontribut të paqes dhe stabilitetit.

Më tej Kryetarja e Kuvendit u fokusua në pogramin dhe vizionin ekonomik të qeverisë dhe Parlamentit në përballimin e krizës globale dhe pasojave të saj, duke shpjeguar reformat në liberalizimin e tregut, krijimin e një fryme pozitive për bizneset e huaja, përqindjen e madhe të buxhetit në infrastrukturë dhe shërbimet publike, mbajtjen nën kontroll të inflacionit, investimet në turizëm, energji dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm, etj.


Nga ana e tij zoti Werner, vlerësoi hapat inkurajuese që Shqipëria dhe institucionet kanë bërë për integrimin evropian dhe garantoi mbështetjen e vendit të tij, në rrugën e plotësimit të standarteve.
“Mentalitetit dhe dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e BE, duhet ti përgjigjet me të njëjtin vullnet dhe klasa politike në vend, theksoi diplomati hollandez, i cili tha se prioritet është forcimi i shtetit ligjor. Z. Werner, tha se Parlamenti ka një rol kyç në ecurinë e reformave.

Më tej Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se marrjen e Statusit e ka penguar bojkoti i opozitës për mëse dy vjet në Parlament dhe pas këtij qëndrimi, vota bllokuese ndaj ligjeve me tri të pestat. "Por , unë u shpreh e shoh me optimizëm bashkëpunimin aktual mes palëve ne reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe reformës në Regulloren e Parlamentit që ka si model rregulloren e PE".
Gjatë bisedës zoti Werner vlerësoi modelin e politikave ekonomike që po ndjek Shqipëria, për të mos u prekur nga kriza globale.
Kryetarja e Kuvendit foli dhe për domosdoshmërinë e heqjes së imuniteteve të deputetëve, gjyqtarëve dhe të gjithë zyrtarëve të lartë.

KOMENTE