English

Dëfrim Selko dhe Ardian Dhami dy doganierët e arrestuar në Pogradec

Dëfrim Selko dhe Ardian Dhami kanë qënë dy doganjerët që punonin në pikën e Tushemishtit në Pogradec që janë arrestuar nga policia për kontrabandë mallrash.

Midis tyre ka qënë dhe tregtari Arshim Malçellari 43 vjeç, me profesion tregetar.

Ata kanë rrënë në pranga pasi ditën e djeshme, në rrugën Volorekë-Pogradec, është bërë kapja në flagrance e mjetit me targa PG 6132 B në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari, ku nga kontrolli i ushtruar në brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 400 kg djathë, 43 litra vaj, dhe 137 kg kërpudha,produkte këto të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit.
Por siç mësohet nga burime kjo nuk ka qënë hera e parë për tregëtarin por dhe herët e tjera ai ka përfituar favore nga doganierët e pikës kufitare në Tushemisht.
Kështu materialet hetimore i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Pogradec për veprën penale "Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore"

KOMENTE