I urojmë fat të gjithë atyre që nisen për në Irak apo dhe Afganistan si paqërruajtës.
Para nisjes të gjithë mendojnë se mund të humbin një këmbë apo një dorë apo dhe vetë jetën e tyre.
Por arsye të tjera janë që çdo ushtar mund të humbi jetën nga një tjetër arsye.
Kësaj i thonë e gjeç nga mos e pandehç.
Kështu i ka ndodhur një paqërruajtësi në Irak.
Sammy O'Gorman nga Skocia ëshët pickuar nga një merimangë deve gjatë shërbimit të tij. Por një pickim i tillë kaloi pothuajse në një vdekje të sigurtë për të.
Më pas Sammy O'Gorman kaloi 3 muaj në kujdes infektiv në spital ku bëri dhe 17 operacione pasi kur arriti atje atë e ndanin vetëm disa orë larg nga vdekja.
Merimanga i kishte shkaktuar dy vrima në gjurin e tij për këtë mjekët u detyruan të prisnin një pjesë të muskulit të infektuar pasi infeksioni kishte kaluar në gjak.
Gjendja e tij është e përmirësuar mjaft dhe ai tani merret dhe me palestër dhe ushtrime pasi duhet të rikuperojë gjurin e tij, ndërkohë merret dhe me trajnime të ushtarëve se si duhet të mbrohen dhe marrin masa në raste pickimi nga këto lloj merimangash apo akrepash të ndryshëm.
Një merimangë deve nuk është e helmët, por mund të të vrasi pasi ajo përmban baktere potencialisht fatale.