Të krishterët janë mbledhur për t'i bërë nderimet e tyre përfundimtare për Papa Shenouda III ndërsa ai ishte ulur mbifronin e tij për herë të fundit.
Udhëheqësi i kishës ka kaluar katër dekada në Kishën Ortodokse të Egjiptit duke u përpjekur për të zbutur tensionet sektare ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve të kombit.
Megjithatë, nuk ka patur fërkime ndërmjet këtyre dy feve qëkur Hosni Mubarak ishte rrëzuar vitin e kaluar. Shenouda, i cili vdiq të shtunën në moshën 88 vjeçare, është cilësuar personi më i reregullt dhe devotshëm për të ulur tensionet midis dy feve duke u takuar rregullisht me udhëheqësit myslymanë.
Të Krishterët, përbëjnë rreth një të dhjetën e popullsisë egjiptiane janë ankuar për diskriminimin e tyre dhe vitin e kaluar ata i rritën protestat e tyre duke kërkuar që të ndërtonin dhe një kishë ashtu si xhamitë e myslymanëve.
Shenouda kishte shërbyer si Papa i 117 i Aleksandrisë që nga nëntori i vitit 1971, duke rritur komunitetin ortodoks të cilët përbëjnë shumicën e të krishterëve të Egjiptit. Funerali i tij do të mbahet të martën, sipas mediave egjiptiane shtetërore.
Trupi ufut në arkivol si fillim pastaj më vonë u ul në një fron ceremonial të veshur me ar dhe rroba të kuqe fetare dhe të qëndisura.
Shenouda ishte popullor në mesin e shumë të krishterëve të Egjiptit edhe jashtë Kishës Ortodokse, si dhe në mesin e shumë muslimanëve.