English

Tirana zyrtare hesht ndaj deklaratës së Thacit shprehet Danaj

Kryetari i Listës për Shqipëri natyrale, Koço Danaj e ka konsideruar të pakuptueshme heshtjen e Tiranës zyrtare lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, për krijimin e një shteti të vetëm shqiptar.

Sipas Danaj: Pavarësisht nga konteksti dhe koha qe u zgjodh për të bërë këtë deklaratë, Tirana zyrtare, presidenti, kryeministri, opozita duhet të prononcoheshin dhe të shprehnin qëndrimin e tyre. Për më tepër që Shqiperia ka në preambulën e kushtetutës, bashkmin e trojeve shqiptare si një aspiratë të ligjshme. Heshtja e Tiranës zyrtare apo mungesa e konsultimeve me qeverinë e Kosoves flet qartë se Tirana zyrtare është jashtë axhendës së zhvillimeve të ardhshme rajonale. Ajo flet për 100 vjetorin e pavarsisë së Shqiperisë, dhe harron rolin e saj përbashkues në këtë 100 vjetor.

KOMENTE