Sekreti që ju jeni i shëndoshë qëndron në gjenet tuaja.
Shkencëtarët kanë zbuluar më së fundi një gen i cili është përgjegjës për shëndetin tuaj, pasi i cili edhe pse ju hani ai nuk jep sinjale në tru që ju jeni me stomak plot duke ju bërë të hani gjithmonë e më shumë dhe më pas e shihni vetn në rroba që nuk ju bëjnë.
Kjo u konstatua në gjenet e minjve pasi shkencëtarët zbuluan se një mutacion në një gen të vetëm prish gjithë ekuilibrin dhe komunikimin me trupin.
Por nga ana tjetër lajmi i mirë është se geni mund të zbulohet dhe në këtë mënyrë do të bëhen dhe parandalime.
Por akoma shkencëtarët pohojnë se duhen bërë kërkime dhe eksperimente të tjera.
Studjuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown në SHBA studiuan variacionet në gjenin BDNF në minj.
Njëri nga mjekët u shpreh se nëse ka një problem me gjen BDNF, neuronet nuk mund të bisedojnë me njëri-tjetrin, në këtë mënyrë oreksi nuk modifikohet.
Shkencëtarët tani do të jetë në kërkim nëse linja me të meta transmetimi mund të ndryshohet, për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e trashjes.