Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj tha se gjatë vitit të kaluar abuzimet me fondet publike ishin rreth 70 milionë dollarë. Por zoti Leskaj sqaroi se pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga borxhet e pambledhura të dy kompanive publike.
Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së ka theksuar: ”Përkatësisht Albpetrol SH.A Fier, në vlerën 3 miliard e 336 milion lekë, shkaktuar nga moslikujdimi i detyrimeve të rrjedhura nga furnizimi me naftë bruto, gaz natyror dhe hollues deri më datën 31.12.2010 nga kompania ARMO SH.A. E dyta është Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Tiranë, në vlerën 1 miliard e 924 milion lekë moslikujdim i shërbimit të kryer për transmetimin e energjisë elektrike për periudhën nga privatizimi i OSSH-së, deri në 15/12/2010",