English

Personi më i ri që vdes në Grand Canyon (FOTO)

Ioana Hociota, 24 vjeç është personi më i ri që vdiq gjatë udhëtimit të saj nëpër kanione.

Një vajzë rumune, emigruar bashkë me familjen e saj në Amerikë pasi njihet me burrin e saj Andrew Holycross qershorin e kaluar, vdiq, ndërsa ecte në Grand Canyon në një përpjekje për të vendosur një rekord të ri muajin e kaluar

Ajo sapo ishte diplomuar në Universitetin Shtetëror të Arizonës për biologji dhe matematikë por dashuria e saj për kanionet i kishte hyrë gjatë kohës që njohu të dashurin e saj që do të ishte më pas dhe bashkëshorti i saj.
Ajo ishte mjaft inteligjente dhe kishte vrapuar dhe marrë pjesë në maratona të ndryshme. Fliste 4 gjuhë, anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe rumanisht.

Ajo ishte e sigurt në çdo rrugë që zgjidhte, por këtë herë fati nuk ishte me të pasi disa shkëmbinj të vegjël u shkëputën dhe një thirrje tepër e shkurtër u dëgjua dhe më pas ra heshtje shprehen miqtë dhe burri i saj.
Burri i saj Holycross shpreson që universiteti i Arizonës të vendosë bursë me emrin e saj, për departamentin e matematikës.

KOMENTE