English

Shofer budalla apo i zgjuar?

Kësaj i thonë të ngasësh makinën me dy duar në timon dhe të flasësh në telefon njëkohësisht.

Dhe është e vërtetë përmes përdorimit të kufjeve, por një shofer në Britani ka gjetur një mënyrë tjetër por që punonjësit e policisë rrugore shprehen se mund të jetë akoma më e rrezikshme se mbajtja e telefonit me njërën dorë.

Ai ka vendosur një llastikë rreth kokës për të fiksuar telefonin e tij pa u menduar gjatë.

Fotoja është marrë nga një fotograf amator që e pa shoferin teksa po e nxirrte makinën nga parkimi, ndërkohë ju afrua më tepër për të parë më qartë se çfarë mbante ai në kokën e tij.

Tani rasti i këtij shoferi është për të gjykuar nëse ai po e ngiste makinën në mënyrë të paligjshme apo jo.

KOMENTE