English

Esmeralda Uruçi, ish-ministrja e Kulturës ndërron jetë

Ish ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi është ndarë nga jeta në moshen 51 vjecare sot në orët e drekës.
Uruçi, drejtuese e ministrisë së Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, mbeti e plagosur në një aksident rrugor më 17 dhjetor të vitit të kaluar në aksin Tiranë-Durrës.
Por pas aksidentit shëndeti i saj ka erdhur gjithmonë duke u keqësuar.

Ajo para karrierës politike ishte petagoge në universitetin e Shkodrës.

Makina me të cilën udhëtonte ajo së bashku me bashkëshortin e saj u përplas me një automjet tjetër dhe për pasojë mbetën të plagosur që të dy bashkëshortët.

KOMENTE