Kujdesi duhet në maksimum, por ndonjëherë gjërat ndodhin në një mënyrë të çuditshme sa nuk mund ta besosh.
Alan Williams 43 vjeçar ishte në shtëpinë e tij në Market Drayton, Shropshire, duke rregulluar shkallët.
Por ai papritur është rrëzuar dhe një gozhdtë i është futur në dorë çuditërisht.
Ai ka qëndruar 4 orë në gjendje pa lëvizur deri sa erdhi bashkëshortja e tij.
Pasi erdhi shërbimi mjekësor, iu desh të shkulnin dhe copën e dërrasës pasi nuk ishin në gjendje ta hiqnin gozhdën në atë mënyrë.
Fatmirësisht gozhda nuk i kishte prekur asnjë nerv dhe dora e tij do të jetë funksionale si më parë thanë mjekët në spital pas një ore përpjekjesh për të hequr gozhdën.