English

Makina me trupin e vdekur brenda merret nga karrotreci

Këtij i thonë zbatim rregulli.
Në qytetin francez Toulouse, pasi ishte parkuar në mënyrë të gabuar, karrotreci e ka marrë makinën e cila brenda kishte arkivolin me trupin e një të vdekuri.

Policia ka thënë se asnjë shenjë nuk kishte te kjo makine dhe aq më tepër se brenda kishte një arkivol me trupin e të vdekurit.
Drejtuesi i automjetit kishte udhëtuar nga Lyoni në drejtim të Portugalisë ku do të bëhej varrimi. Ai ishte ndalur për të pushuar në Toulouse, por kur është zgjuar nga gjumi, nuk e ka gjetur automjetin në vendin e parkimit.
Pas njoftimit në polici ai e morri menjëherë makinën por dhe pasi pagoi 35 euro për parkim të gabuar dhe 90 euro për shpenzime karrotreci.

KOMENTE