English

Parada e Lesbikeve, Gay, Homoseksualëve, edhe në Tiranë në 17 maj 2012

Dhe Shqipëria nuk ndahet nga shoqet.
Parada e (Lesbians, Gay, Bisexual dhe Transexuals) LGBT do të zhvillohet dhe në Tiranë në datën 17 maj të këtij viti që përkon me ditën ndërkombëtare të homoseksualëve dhe lesbikeve.

Kreu i "Ambasadës Pink", Altin Hazizaj kërkoi që në Tirane të ngrihet flamuri i këtij komuniteti ku ai theksoi se do të dorëzohet te kryministri Sali Berisha po atë ditë.

Altin Hazizaj u shpreh: 17 maji është një ditë speciale për ne. Është dita ndërkombëtare kundër homofobisë. Një nga sheshet kryesore të Tiranës do të ketë pa dyshim evente, që do të ketë të bëjnë me promovimin, garantim dhe pa dyshim, respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Pa diskutim, ne do t’i kërkojmë autoriteve shqiptare që në 17 maj të ngrënë flamurin LGBT, përkrah flamurit shqiptar, në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit tonë. Mendojmë që të kemi aktivitete, duke nisur nga ajo që duhet parada e flamurit, ku duam t’i dorëzojmë flamurin tonë vetë kryeministrit Sali Berisha.
Përfaqsues të këtij komuniteti kërkojnë mbështetjen e avokatit të popullit Igli Totozani pasi përbëjnë dhe 10 përqind të popullsisë.

Ndërsa në një përgjigje nga avokati i popullit thuhet:
Ne do të nisim një bashkëpunim me ambasadën, me një fokus të caktuar që është promovimi, respektimi, garantimi dhe përmirësimi i të drejtave të këtij komuniteti në Shqipëri. Ne kemi informacion se ka shkelje të natyrave të ndryshme, si keqtrajtime nga policia dhe deri tek ato që mund të duken si më të thjeshta, por që peshojnë rëndë, nga një fjalor i papërshtatshëm, qoftë nga organe dhe institucione shtetërore, që për mendimin tonë janë të papranueshme"

KOMENTE