English

Stefano Sannino viziton sot Tiranën

Edhe pak muaj na ndajnë nga vjeshta e shumë pritur për të gjithë shqiptarët, kur Shqipëria do të marrë notën ose jo për kandidate në BE.
21 marsi risjell në Shqipëri Stefano Sanninon. Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Sannino mbërrin sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare me qëllim përshpejtimin dhe realizimin në kohë të 12 rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it.
Sannino vizitën e tij, do ta nisë me një takim me Kryeministrin Berisha rreth orës 10:00, për të pasuar më pas me një takim me Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në orën 19:00 të mbrëmjes. Vizita e fundit e Sannino në Tiranë ishte më 6-7 shkurt të këtij viti.
Para ca ditësh Pierre Mirel, i cili mori pjesë në takimin tretë të komitetit të stabilzim- asocimit BE-Shqipëri vizitoi Shqipërinë i cili theksoi përsëri për plotësimin e kritereve për futjen në Eurozonë, dhe së dyti faktin që integrimi kërkon konsesus kombëtar, gjë që nënkupton vazhdimin dhe mirëkuptimin midis palëve.

KOMENTE