English

Basha: Bashkëpunimi me Pekinin, kontribut në realizimin e projekteve tona

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela kanë ndjekur spektaklin e veçantë të dhuruar nga artistët kinezë, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Mbrëmja ka nisur me një ekspozitë me piktura e fotografi nga Kina, por edhe të punimeve artizanale kineze.

126 artistë kinezë kanë dhuruar një spektakël të veçantë para artdashësve kryeqytetas, në “Natën e Pekinit”. Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Pekinit, trupa e akrobacisë së Kinës, Instituti Profesional i Artit Operistik të Pekinit, trupa e kërcimit modern dhe Universiteti i Sporteve të Pekinit, kanë sjellë një pjesë të kulturës kineze në Tiranë. Artistët kinezë kanë interpretuar në Teatrin e Operas dhe Baletit edhe pjesë shqiptare si pjesën: “Kënga e shqiponjave”, dhe këngën “Ti më je si një gonxhe.

Duke u uruar mirëseardhjen artistëve nga Pekini, Zoti Basha uroi që së shpejti, në Pekin të zhvillohet “Nata e Tiranës”, ku artistët shqiptarë të shpalosin kulturën e lashtë shqiptare. Zoti Basha duke theksuar angazhimin e tij, për të shndërruar në realitet ëndrrat dhe projektet e mëdha të qytetit të Tiranës, u shpreh entuziast për mbështetjen e qeverise kineze, në realizimine tyre.

Prononcimi i plotë i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha:

“Unë jam veçanërisht i lumtur, që gjatë takimeve këtu në Tiranë ne vumë baza shumë të forta, për të konsoliduar marrëdhënien tonë në të gjithë fushat, ekonomike, tregtare, kulturore, artistike, arsimore dhe sportive. Edhe qyteti i Tiranës ka ëndrra dhe projekte të mëdha për të ardhmen. Ne shpresojmë se në parneritet me Bashkinë e Pekinit, qytetin e Pekinit, në partneritetin mes dy vendeve tona, të cilat ndajnë një miqësi të përhershme dhe të vjetër, këto projekte dhe këto ëndrra do të jenë afër realizimit në një kohë më të shkurtër.

Transformimi rrënjësor që Pekini ka pësuar vitet e fundit, me forcën dhe investimet e jashtëzakonshme që shpalosi para botës, me rastin e Lojrave Olimpike, është një qytet me partneritetin e së cilit ne krenohemi.

I uroj mirëseardhjen të gjithë artistëve të pranishëm këtu nga Pekini dhe shpresojmë se së shpejti edhe trupat tona artistike të Tiranës e Shqipërisë, të ndodhen në skenat e Pekinit dhe qyteteve e tjera të mëdha të Kinës.”

KOMENTE