E tmerrshme, kur dëgjon apo lexon, të shesësh trupin për 2.3 euro.
Kjo ndodh në vendet e Azisë jugore, në Indi dhe në të gjitha ato vende ku e vetmja mbijetesë është shitja e trupit.
Fytyrat e tyre të pikturuara rëndë me make-up, marja e ilaçeve të ndryshme për mos ngeljen shtatzënë apo dhe marrja e steroideve për të rritur peshën e tyre që të mos duken të vogla edhe pse janë nën moshë.
Kjo ndodh me të gjitha vajzat e këtyre vendeve dhe njëra prej tyre Hashi nga Bangladeshi.
Ajo tani është 17 vjeç, e cila ishte joshur në tregtinë e seksit nga një trafikant kur ajo ishte 10 vjeç dhe ishte shitur në bordello Kandapara, ku ajo filloi të marrë steroid.
Steroidet të rritin në përmasa trupore pasi mosha për seks është 18 vjeç në Banngladesh.
Hashi është një nga 900 punëtoret e seksit - disa janë dhe 12 vjeç - jetojnë një jetë të dhimbshme të shfrytëzimit në Kandapara, por kjo nuk lidhet vetëm me borxhet dhe frikën e turpit, por detyrohen të marrin steroide Oradexon, e cila sjell më shumë të ardhura, por jep Efekte anësore të rrezikshme.
Duke marrë këto steroide, shprehet ajo, jam më e fuqishme dhe kam shumë klientelë brenda një dite dhe në këtë mënyrë fitoj të ardhura.
"Në këtë shtëpi publike, konsumatorët gjithmonë shikojnë për vajza të shëndetshme. Marr Oradexon. Unë kam nevojë për klientët në mënyrë që unë mund të paguaj faturat e mia dhe të kredive. Nëse unë nuk do të marr çdo ditë konsumatorë, unë nuk mund të ha në ditën e ardhshme. Unë uroj që të kursej ca para për birin tim " shprehet Hashi.
Shumë vajza kanë qenë në bordello Kandapara për vite, por për shkak të analfabetizmit të tyre, ata nuk kanë asnjë ide nëse borxhet e tyre janë shlyer psi ato kanë eprorët e tyre që i komandojnë.
Të tjerat pasi rriten në moshë detyrohen të rrinë për shumë pak pasi po të dalin në shoqërinë ku ishin ato nuk mund të jetojnë pasi do të gjykohen nga ta, kështu që detyrohen të rrinë madje dhe pa pagesë.