Deputeti i opozites Erion Braçe thotë se një ditë më parë me miratimin e ligjit per privatizimin e Albpetrolit, qeveria shiti përfundimisht të drejtat financiare të shqiptarëve mbi pasurinë më të madhe të vendit.
"Ndarja e prodhimit, që ishte e drejta që u lëshua dje me ligj të parlamentit nuk do të arkëtohet më në favor të qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, dhe të qytetarëve shqiptarë, por do të arkëtohet vetëm në interes të privatit. Tatim-fitimi u vërtetua dje se është zero lek, prej 8 vitesh nga këto kompani që operojnë në sektorin e naftës. Renta minerare është vënë vetëm në vitin 2008 e këtej dhe nuk e ka kaluar më shumë 20 milionë dollarë në vit" është shprehur Braçe.