English

Si të rritni flokët tuaj më shpejt

Të gjitha vajzat duan flokë të shëndetshëm në radhë të parë por dhe të gjatë dhe të shndritshëm për ato që i duan të gjata.
Të mos harrojmë she shëlqimi gjithmon vjen nga brenda organizmit dhe shërbimet e jashtme më pas, që i bëjmë flokut.
Disa këshilla që ndodhta s'janë të panjohura por që duhen bërë rregullisht për të marrë rezultatin që duam.

1. Krihni flokët tuaj.
Krehja me krëhërin tuaj,(jo te parukierja)është si masazh për flokët e cila i ndihmon të bëhen më të shndritshëm dhe më të bukur. I lehtëson dhe i ndihmon të marrin frymë lirisht. Në këtë mënyrë çlodhni flokët, mendjen dhe trupin tuaj.

2. Shmangni produktet e tepërta të stilimeve të ndryshme
Tharrjet apo krehjet e shpejta në parukeri, lyerjet e shpejta, ndryshimet e ngjyrave shumë shpesh, produktet e stilimit si llak apo xhelra të ndryshëm, e ndihmojnë negativisht flokun tuaj, dhe jo pozitivisht. Pra me masë çdo gjë.

3. Shmangni larjet e tepërta.
Gjatë verës shumë vajza bejne dhe larje 2 herë në ditë. Gabim, por dhe për ditë nuk është mirë pasi shampoja e than flokun duke e bërë më të dobët, të thyeshëm dhe ndihmon në rënie. Ose njëherë në tre larje përdorni maska thjesht bimore psh si hithra të ziera she shpëlani flokët tuaj.

4. Pini shumë ujë
Ashtu si çdo gjë, pa ujë s'ka jetë ashtu dhe flokët tuaj burimin e kanë në trupin tuaj.
Sa më shumë ujë lëkura dhe trupi hidratohet duke ndihmuar daljen jashtë të toksinave dhe në këtë mënyrë floku juaj rritet duke ndryshuar madje dhe ngyrën, kuptohet flokë vitalë, me jetë ashtu si bima.

5. Merrni një dietë të shëndetshme.
Konsumimi i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar nuk është super vetëm për trupin tuaj por ajo ndihmon dhe në flokët tuaj. Pra floku gjen një bazë ushqimore me të gjitë përbërsit e shëndetshëm.
Pra një dietë me proteina, karbohidrate, vitamina, dhe perime jeshile.

6. Pritini majat e flokëve rregullisht
Në këtë mënyrë i jepni një rritje të shpejtë flokëve tuaj.
Provoni këto mënyra natyrale dhe ju do të ndiheni dhe dukeni krejt ndryshe.

KOMENTE