Si mendoni kush është më i mirë qumështi i pasterizuar apo i pa pasterizuar?
Shumë mendojnë se qumështi i papasterizuar është më i mirë dhe më i shijshëm nëse ai është marrë në kushte me një higjenë të pastër.
Mirëpo në Skoci një dyqan, Selfridges, është akuzuar pasi ka shitur qumësht jo të pasterizuar duke thyer ligjin e mbrojtjes së konsumatorit pasi ka vënë në rrezik jetën e tyre shprehen ekspertët nga kjo agjenci.
Tradicionalisht shumë njerëz gëzojnë këtë lloj qumshti por nuk e dinë se ai është një vrasës mjaft i rreziksheëm.
Pasterizimi duhet të bëhet medoemos për të vrarë bakteriet e dëmshme që ndodhen në të.
Ekspertët ligjorë dhe shëndetsorë kanë vënë në dijeni dyqanin dhe fermerin se ata janë në rrezik të ndjekjes penale.
Historikisht, konsumimi i qumështit të papërpunuar u shoqërua me përhapjen e TB në njerëz, plus helmimime me bakterie si salmonela, campylobacter dhe E.coli O157.
Si rezultat i kësaj, qumështi i papërpunuar është ndaluar menjëherë në Skoci, si një kërcënim shëndetësor nga viti 1983.