Ka dhe paqe mes peshkaqenëve në thellësi të detit.
Eli Martinez, 40 vjeç, ka përshëndetur duke përpalsur duart me njëri-tjetrin, me një peshkaqen në Detin e Karaibeve, në brigjet Bahamas.
Si redaktor i revistës Shark Diving, Martinez nuk mund të humbte shancin për të bërë një foto të tillë. Ishte bukur të ishe në fundin e detit dhe të shihje këta peshkqenë madhështorë. Duket sikur shumë miq të tjerë do të takosh në botën nënujore shprehet ai.
Këtë peshkaqen e kishte hasur dhe më parë dhe e dinte se nëse do të mbante dorën gati për ta takuar, ai do ta bënte atë, dhe ndodhi.
Miku i tij i kapi me kamer këto momente për t'i treguar fëmijëve dhe të gjithëve se dhe peshkaqenët të përshëndesin.
Peshkaqenët janë krijesa të qeta përsa kohë ato nuk ndihen të kërcënuar.