Pastrimi i lëkurës në mënyrë të ëmbël dhe në të njëjtën kohë në thellësi të saj bëhet nëpërmjet përdorimit të avullit.
Për të shmangur harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, mudohuni t’i shmangni takimet me estetisten, pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni dhe ju vetë në shtëpinë tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë. Ky sistem mund të përdoret për të gjithe trupin. Kjo lloj teknike pastrimi është përdorur që në kohën e romakëve. Të mirat primare jane: hap poret, heq qelizat e vdekura, përmirëson qarkullimin, të lejon një pastërti në thellësi të lëkurës dhe është efikase për aknet dhe pikat e zeza.
Avulli, përveç të tjerash ndihmon në aksionin e trajtimeve estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyralë thithen me lehtë nga lëkura e në thellësi, pasi poret janeë të hapura mirë, produktet eksfoliante japin rrezultat të mirë. Por si ta bejmë? Për fytyrën ju mjafton ujë i ngrohtë dhe një peshqir.
Mbushni një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë. Hidhni brenda Bime te Livandos ose Rozmarinë, akoma më mirë nese keni Vaj Esencial te Livandos dhe Rozmarines (Livandoja e lemon lëkuren, rozmarina shërben për lëkurë të lodhur, dhe ndihmojnë që avulli të jetë me efikas në pastrim). Pasi të keni hequr makiazhin, ulni kokën mbi ujin e valuar (rreth 30 cm distance) dhe qëndroni pa levizur nën peshqir për 5- 10 minuta. Më pas shpëlani fytyren me uje të ftohtë, dhe ndihmoni pastrimin e pikave të zeza nëpërmjet një tamponi pambuku (jo direkt me duar apo thonj se mund të lini shenja). Më pas bëni një maske të mirë ushqyese me mjaltë dhe vaj bajamesh. Mos u frikësoni nëse në fund të trajtimit me avull, fytyra do të marre ngjyre rozë, është efekti i vazodilatatimit te nxehtësisë, dhe vaji i Bajames do ta qetesoje lekuren dhe do ndihmojë në mbylljen e poreve të pastruara.