English

Prokuroria serbe lëshon fletë arresti për Fatmir Limaj

Serbia ka lëshuar fletë arresti për ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj. Lajmi është bërë me dije nga zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekaric, i cili ka thënë se Limaj do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës. “Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo ta lëshojë territorin e Kosovës”, ka thënë Vekariq për të përditshmen serbe “Blic”, transmeton REL.Ai ka thënë se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin “Kleçka”, për të cilin Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin “Kleçka”, duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia.
(Shqipëria natyrale)

KOMENTE