English

Treni i linjës Tiranë-Vlorë bllokohet për shkak të shinave të dëmtuara

Si pasojë e dëmtimit të shinave në fshatin Zhamë, është bllokuar treni i linjës Tiranë-Vlorë.

Treni nuk mund të vazhdonte pasi hekurudhës i janë hequr pllakat metalike mbështetëse me një gjatësi prej 2 km ndërsa dyshohet se ato janë vjedhur gjatë natës për t'u shitur për skrap.

Është për të ardhur keq veprimi i kryer por efektet e krizës disavjeçare që ka kapur sistemin e hekurudhave kanë çuar edhe deri në këtë pikë.

KOMENTE