English

Faqja zyrtare e shqiptarëve në Danimarkë

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Kopenhagen, të gjitha shoqatat, mediat dhe studentët shqiptarë në Danimarkë, nën frymen e gjithëpërfshirjes dhe të unitetit të kombit shqiptar vendosën të krijojnë faqen e tyre zyrtare www.100vjet.dk .

Në këtë faqe pasqyrohen të gjitha aktivitetet që shqiptarët në Danimarkë do të organizojnë për të festuar përvjetorin e njëqindtë të ditës më të shenjtë në historinë e kombit shqiptar. Kjo faqe hapet pikërisht më 2 mars 2012, ditën kur 568 vite më parë, fisnikët shqiptarë u mblodhën në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë dhe i dhanë njëri-tjetrit besën për të luftuar së bashku pushtuesit osmanë, ditën kur u formua Besëlidhja Shqiptare e Lezhës, ditën kur filloi lufta e bashkuar e popullit shqiptar për liri, pavarësi, identitet, kombësi dhe gjuhë, luftë, e cila u kurorëzua me fitore më 28 nëntor të vitit 1912.

KOMENTE