Në Unazën e Re në Tiranë 7 gra kanë hipur në tarracën e një pallati dhe kërcënojnë se do të hidhen që andej pasi ata thonë se kanë prishur shtëpitë e tyre dhe në bazë të të gjitha rregullave kanë nënshkruar marrëveshjen me një pronar pallati i cili pas ndërtimit do t'u jepte atë ç'ka u takonte në bazë të marrëveshjes së bërë.
Por pronari është zhdukur dhe askush nuk ia njeh marrëveshjen e arritur.
Sipas familjarëve, që ndodhen poshtë hyrjes së pallatit, problem mbetet mozbatimi i kontratës së lidhur para nisjes së pallatit me firmën e ndërtimit.
“Kemi nënshkruar kontratën me pronarin e pallatit komform të gjitha rregullave por ai thotë se nuk na njeh si pronar duke njohur vetëm pronarin e tokës. Jemi 23 familje të cilët ndodhemi në rrugë të madhe dhe nuk kemi gjetur zgjidhje" ankohen familjarët.
Ato k[ërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur këtë konflikt ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për ti bindur ato të mos marrin një vendim për hedhjen nga pallati.