Monika Kryemadhiështë zgjedhur kryetarja e forumit të gruas të LSI-së, për Tiranën, e njohur si Lëvizja e Grave për Integrim.
Nga proçesi i numërimit, rezultatet e votimit nxorrën fituese Kryemadhin e cila kishte grumbulluar 538 vota, përballë kandidates tjetër për këtë post, Eris Zaimi.
Mësohet se në votim morën pjesë 600 anëtarë nga 11 njësi bashkiake të Tiranës.