Little Espresso Co, quhet kafeneja më e vogël në botë e cila ndodhet në Linkoll në Britani me pronar Adam Lowiss.
Kafeneja prej 2 metra katrorë nxë 2 veta brenda dhe 2 të tjerë presin në radhë.
Pronari shprehet se i shërben 35 klientave në ditë dhe ka dërguar një mesazh për tu futur në rekrdin Guiness.
“Njerëzit vijnë sepse ky vend është bërë i famshëm tashmë dhe mund të qëndrosh i qetë. Ata habiten me hapësirën e pakët dhe i pëlqen kjo gjë. Madje shumë njerëz vijnë vetëm për ta parë me sytë e tyre këtë kafene.
Sido që të jetë, suksesi i një kafeneje qëndron tek shërbimi. Nëse kafeja është e mirë, njerëzit do të kthehen. Këtu unë ofroj edhe sanduiçë kështu që nuk i mungon asgjë këtij vendi… përveç hapësirës.” shprehet Adam.