English

Një ëngjëll në mes të parave të vjedhura

Fëmija është një ëngjëll që çdo prind përpiqet të plotësojë të gjitha kushtet e rritjes së tij mes lumturisë dhe gjendjes së mirë ekonomike.

Ai vetëm qesh, ai nuk e di, se këto para nuk mund t'i japin lumturinë e duhur, lumturia nuk mund të importohet, ajo buron, krijohet me shumë përpjekje.

Dhe ky ëngjëll i vogël Eduardo, që prek me duar e tij të vogla këto para të pista, është djali i hajdutit Adu Bunu, nga Bacau - i cili u burgos në vitin 2008 për një vjedhje të makinave të parave(bankomate) dhe vlerësohet të ketë grumbulluar më shumë se 1 milion euro.

Foto e foshnjës është marrë nga konfiskimi i telefonit të Adu, pasi u arrestua për vjedhje të llogarive bankare në Britani përmes mashtrimeve të kartave për tërheqjen e parave.

Policia ka një lloj pasigurie pasi numri i këtyre lloj hajdutësh po vjen gjithmonë e në rritje dhe më i sofistikuar.
Mashtrimet përfshijnë pajisje elektronike të kamufluar duke u pajisur me fasadë të makinave të holla në Britani ku regjistrohen të dhënat e "viktimave" dhe numrat e PIN për të krijuar kartat kopje.
Këto lloj vjedhjesh quhen fraudsters, të cilat kanë kaluar mbi 35 milon euro vitin e kaluar.
92 përqind e të arrestuarve janë nga Bacau, Rumania lindore.
Një jurist i këtij vendi shprehet: këto të ardhura kanë rritur ekonominë në 70 përqind dhe kjo vihet re në blerjen e makinave të shtrenjta, veshjet dhe shtëpitë e shtrenjta në këtë vend, gjë që ka ndodhur për një kohë jo shumë të gjatë.
Kriminelët nga Bacau janë duke "punuar" në Britani SHBA, Amerikën Latine, Australi.

KOMENTE