English

Zhvillohet olimpiada e informatikës

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës është organizuar olimpiada kombëtare e informatikës.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka përshëndetur këtë aktivitet dhe ka bërë thirrje që të rinjtë të zgjedhin degët që kërkon tregu i punës kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Programet e studimeve universitare në Shqipëri do të orientojnë edhe më shumë në aplikimin për degët që kanë nevojë në tregun e punës. Shkencat natyrore janë matematika, informatika, por edhe ekonomia, binzesi, turizmi etj”, tha Tafaj.

Por statistikat tregojnë se studentët që preferojnë shkencat e natyrës janë të paktë, ndaj duhet më shumë në këtë drejtim.

KOMENTE