Gëzimi të kthehet në hidhërim por për fat të mirë ata kanë shpëtuar.
Një ballon me ajër të nxehtë me 3 persona brenda, u përplas me kabllot e tensionit të lartë.
Ata e gjetën veten të varur në një shtyllë tensioni dhe qëndruan atje nga ora 6 e pasdites deri në 11 të natës, deri sa bënë ç'aktivizimin e asaj pjese nga energjia.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e vogël Bozeat, pranë Wellingborough në Britani.
Për fat të mirë të tre shpëtuan duke marrë ca djegie të vogla.
Shaku mendohet të ketë qënë era që e shtyu ballonin drejt shtyllës së tensionit, ndërsa piloti 18 vjeçar kishte kaluar me sukses provimet e fluturimit dhe nuk ishte hera e parë që ai fluturonte.
Përsëri aviacioni civil po shqyrton shkaqet.