English

Martesa më e shkurtër. I thyen hundën nuses së re

Martesa më e shkurtër ndoshta që mund të ketë ndodhur.
Tammy Driver, 21 vjeç, dhe Nicky Pearce, 29 vjeç,ndahen pas 4 ditë martese, sapo u kthyen nga muaji i mjaltit që ishte vetëm një fundjavë.

Burri me një zemërim të madh xhelozie, sulmoi nusen e re duke e rrahur dhe madje thyer dhe hundën.

Ai u arrestua dhe tashmë është në burg, ndërsa nusja e re në spital.

Shkaku mendohet se burri e akuzoi atë për flirtim me shokun e tij më të mirë, dhe pasi piu atë natë ai sulmoi gruan e tij madje dhe desh e mbyti.
Ndërkohë vajza e cila shprehet e trishtuar nga martesa tepër e shkurtër, ka një njeri të ri në jetën e saj.

KOMENTE