Meqë vera po vjen dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare dhe asaj Malit të zi, ka hyrë në fuqi.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që do të lëvizin drejt Malit të Zi, nuk kanë nevojë të paraqesin pashaportat por vetëm me kartën identitetit.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se që prej datës 21 mars kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi në të gjitha pikat kufitare me Malin e Zi.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i qujatur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”.