English

Vjedhje e bankës te xhamlliku në Tiranë. Vdes arkëtarja dhe plagoset roja

Sapo është vjedhur një filial i një banke në Tiranë në zonën e quajtur xhamlliku.

Vjedhja është kryer nga persona me maska, e cila ka rezultuar me vdekjen e arkëtares dhe plagosjen e rojës.

Leonora Kaloçi, 45 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë gjendja e rojës 50-vjeçar Skender Elmazi duket jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë dhe sipas përshkrimeve personi ka qenë rreth 1.80 i gjatë dhe se ka arritur të marrë një sasi parash por shifra e saktë nuk bëhet e ditur.
Policia po punon për kapjen e autorit të cilit i janë bërë postoblloqe të shumta.

KOMENTE