Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë.
Makina tip BMW X5 me targa Tr 1575 N, e drejtuar nga shtetasi Alfred Paza, ka goditur nga pas trajlerin me targa Tr 7324 T i cili po udhëtonte me të njëjtin drejtim.
Goditja shumë e fortë ka bërë që BMW X5 të ndahet në disa pjesë dhe të përfundoj rreth 100 metra larg nga vendi i goditjes.
Drejtuesi i veturës ka qënë me fat pasi shpëtoi nga vdekja vetëm duke marrë disa plagë të lehta.
Shkaku ka qënëa shpejtësia e madhe për të parakaluar trajlerin.
Policia ka nisur hetimet.