Orangutans në pëgjithësi janë majmunë të vetmuar.
Fotografi Charlie Hamilton James i ka sjellë këto foto që shprehin jetën e këtij lloj majmuni gjatë udhëtimit të tij në ishujt Paqësorë.
Ishulli Borneo është i rrethuar nga tre vendet, Malajzi, Indonezi dhe Brunei. Charlie vizitoi tre qendra rehabilituese orangutans, duke bërë këto foto që tregonin për majmunët e sapolindur se si adaptoheshin me jetën e tyre të re.
Foshjnat orangutans janë shumë të dashura, të zgjuara dhe gjithmonë kërkojnë përkujdesje duke krijuar një komunikim veprues midis tyre dhe njerëzve që kujdesen për ta.
Shkencëtarët besojnë se numri i tyre është në rënie si pasojë e shkatërrimit të pyjeve dhe vrasjeve të shumta. Dhe shumë foshnja i marrin dhe i sjellin nëpër qendra rehabilitimi siç është dhe parku BOSF-Nyaru Menteng.
Gjithashtu janë kafshë që vuajnë jo vetëm fizikisht por dhe emocionalisht për humbjen e nënave të tyre.
Orangutans jetojnë vetëm në pyjet e Borneo dhe Sumatra dhe janë në rrezik shkatërrimi.
Këto krijesa paqësore mbijetojnë duke ngrënë lëvore, gjethe, lule dhe insektet.