English

Parlamenti i Maqedonise: 100 vjetori i pavarsisë së Shqiperisë do të organizohet nga Instituti shqiptar i trashegimisë kulturoree

100 vjetori i flamurit shqiptar nuk do të festohet si festë shtetërore. Kjo ditë nuk do të shënohet as nga ministritë e as nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në programin e miratuar sot nga Kuvendi, thuhet se 100 vjetori i flamurit shqiptar do të shënohet me një akademi solemne, e cila do të organizohet nga Instituti për trashëgimi kulturore të shqiptarëve . Gjithashtu për këtë festë, nuk do të ndahen më shumë se 5 mijë euro. Për Drejtorin e Institutit për trashëgimi kulturore Shefqet Zekolli, kjo shumë është e papërfillshme pasi nuk mbulon as 10 për qind të aktiviteteve që ka parashikuar ky institucion për festimin e flamurit.“Ne zyrtarisht në institut akoma nuk kemi ndonjë informatë se sa mjete janë të parapara por prej juve mediumeve kam kuptuar se bëhet fjalë për atë shumë që ju e përmendet. Menjëherë dua të them se kjo as për 10 për qind nuk i plotëson të gjitha ato aktivitet të cilat ne i kemi paraparë për të shënuar këtë datë të madhe këtë vit të madh. Ne programin të cilën e kemi dorëzuar Komisionit për Manifestime kemi paraparë shumë aktivitetit, simpoziume, konferenca shkencore, botime të librave ët veçantë me dokumente arkivore të cilat botohen për herë të parë për të cilat nuk kemi mjete të tjera, ndërsa këto që i ka paraparë qeveria janë pothuajse të papërfillshme”, tha Shefqet Zekolli, Drejtor i Institutit për Trashëgimi Kulturore të shqiptarëve.
(shqipëria natyrale)

KOMENTE