English

Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë

Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë.
Këtë kanë kërkuar përfaqesuesit e shoqërise civile, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës gjatë një takimi.
"Unë mendoj se bashkë me institucionin e Avokatit të Popullit, por edhe me shoqërinë civile, ne të kemi mundësi të bëjmë disa propozime për përmirësime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që edhe ajo që mund të quhet si një gjuhë 'e thjeshtë e urrejtjes', pra unë po them atë që mendoj kundër homoseksualëve, apo kundër grave, fëmijëve e grupeve shoqërore, që janë të margjinalizuar në këtë vend, ose që jetojnë ndonjëherë në kushte ekstreme dhe ajo të jetë e ndëshkueshme, sepse pasojat që sjell gjuha e urrejtjes në një vend, janë pasoja të ndarjes e të dhunës" është shprehur Alton Azizaj, i ambasadës pink.
Igli Totozani Avokati i Popullit, tha se duhet ripare Kodi i Punës dhe gjithë legjislacioni, mbi masat qe duhet te merren, kundër personave që nxisin urrejtjen përmes deklaratave të tyre.
"Për të parë se ku janë pikat e dobëta të këtij legjislacioni, në Kodin e Punës, por edhe në kode të tjera, unë mendoj se bashkarisht ne duhet të punojmë shpejt që këto gjëra t'i zgjidhim sa më parë"
ndërsa Alida Tota, Drejtoresha e Shanseve te Barabarta ne Ministrine e Punes
tha se në këtë Ministri është ngritur nje grup pune per te konstatuar gjendjen reale te personave LGTB.

KOMENTE