3 të plagosur rëndë janë të dhënat nga një aksident i ndodhur në mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Laç.
Automjeti ku udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe që të tre personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë përfunduar në spital ku sipas mjekëve gjendja është e rëndë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.