UKT(ujësjellësi i Tiranës) ka bërë të ditur se borxhi i institucioneve shtetërore rezulton të jetë rreth 1 milion e 800 mijë dollarë.
Sipas UKT-së rezulton se 13 komuna dhe bashki në Tiranë janë debitorë me 500 mijë dollarë ku 5 prej tyre kanë edhe borxhin më të lartë.
Rezulton se 97 institucione buxhetore dhe jobuxhetore janë debitore ndaj UKT-së me një shumë prej 1.3 mln dollarë.
Ndërrmarrja e ujësjellësit ka lajmëruar debitorët për shlyerjen e menjëhershme të borxhit në të kundërt do të ndërpresin furnizimin me ujë dhe do të pëballen me ligjin.