English

Ish deputeti djeg fytyrën e ish gruas së tij

Një tjetër rast i djegjes së fytyrës me acid.
Një valltare pakistaneze Fakhra Younus, 33 vjeç, ishte duke fjetur kur burri i saj i hodhi acidin në fytyrë duke e djegur atë tërësisht në pjesën e sipërme të trupit.

Arsyet akoma nuk dihen, por pas një dekade edhe pse pas 39 operacionesh ajo nuk mund të thuhet se është një njeri, madje dhe fëmija i saj nuk e pranon pasi thotë nuk është mami im.

Ajo i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga pallati i saj në Romë pasi drejtësia nuk po vihej në vend. Trupi i saj u dërgua në Pakistan tek familjarët e saj.

Burri i saj është Bilal Khar që u arrestua në vitin 2002 dhe akuzuar për tentim vrasje pas sulmit, por ai u lirua pas pesë muajsh.
Khar, një ish-deputet dhe djali i guvernatorit të pasur pakistanez, ju fshinë të gjitha akuzat e ngritura me pretekstin se nuk ka qenë ai, por një tjetër person që ishte nën emrin e tij dhe që i ngjante shumë.
Khar pohoi ish-gruaja e tij vrau veten sepse ajo nuk kishte para të mjaftueshme, dhe jo për shkak të lëndimeve të saj të tmerrshme.
Nëna e Khar, u bë një avokate e djalit të saj duke premtuar se do ta gjejë vrasësin, edhe pse ligji pakistanez këto raste i dënon deri në 13 vjet burg.
Por ajo i dha fund jetës dhe tashmë s'ka asnjë kuptim, përveçse brengës së madhe të familjarëve të vet.

KOMENTE