English

Jozefina Topalli pret ambasadoren çeke Bronislava Tomashova

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti dje në një takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Çekisë, Bronislava Tomashova.
Duke i shprehur urimet më të mira dhe sukseset ambasadores Tomashova për detyrën e re, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi mbështetjen e Çekisë në të gjitha proceset integruese të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadorja Tomashova vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë jo vetëm midis dy Parlamenteve por midis dy vendeve në tërësi ndërsa theksuan rëndësinë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre duke gjetur edhe fusha të reja të reja bashkëpunimi.
Ambasadorja Tomashova rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Çekisë në çdo hap të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “Ju keni miq shumë të mirë në Çeki që ju mbështesin fuqishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë eksperiencën tonë në këtë drejtim.” u shpreh ambasadorja Tomashova.
Kryetarja e Kuvendit bëri një prezantim të shkurtër të hapave që Shqipëria po merr në përmbushje të 12 prioriteteve të Komisionit Evropian duke siguruar se nga autoritetet shqiptare do të bëhet gjithçka në mbështetje të këtij procesi.
Zonja Jozefina Topalli përmendi gjithashtu si shumë të rëndësishëm edhe heqjen e imunitetit, ku u shpreh se mazhoranca është në pritje të bashkëpunimit nga ana e opozitës për të realizuar këtë proces të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit por dhe sistemin e drejtësisë në tërësi.

KOMENTE